Si te shmangni semundjet e zemres dhe presionin e larte te gjakut

<

Shumëkush nga ne duhet të tregojë kujdesin e duhur për shëndetin e tij. Kështu mund të shmangni probleme të ndryshme shëndetësore dhe të shtoni disa vjet në jetën tuaj. Në qoftë se ndjeheni të lodhur nga dietat për të rënë nga pesha dhe për të mbajtur trupin në formë duhet të ndaloni duhanin dhe t’i përkushtoheni gjimnastikës.
1- Piqni një biftek
Mund të mendoni se kjo do të ishte e dëmshme për zemrën tuaj, por nuk është e vërtetë. Bifteku përmban elemente që rrisin imunitetin e organizmit, sepse përmbajnë selenium dhe vitaminë Be cila ul rrezikun ndonjë sëmundje. Nëse ai nuk është shumë i yndyrshëm atëherë është i shëndetshëm për zemrën, duke i siguruar organizmit yndyrat e ngopura në masën e nevojshme pa e tepruar.
2- Hidhni cigaret
Njerëzit të cilët janë të ekspozuar ndaj duhanit apo gjenden shpesh në ambiente ku pihet duhan, qoftë edhe për vetëm 30 minuta tre herë në javë, janë 26 për qind më të rrezikuar për të shfaqur sëmundje të zemrës të cilat mund të shfaqen edhe te personat duhanpirës të dorës së dytë, por me një rrezikshmëri më të ulët.
3- Merrni aspirina
Konsumimi i rregullt i aspirinës ul dhe zvogëlon rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve koronare të zemrës. Ajo shfaqet si mbrojtëse në 28 për qind të rasteve tek personat të cilët kanë kaluar atak kardiak.
4- Pini më shumë çaj
Meshkujt të cilët pinë dy filxhanë çaj në ditë janë 25 për qind më të mbrojtur nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e parakohshme për shkak sëmundjesh të ndryshme apo ataku kardiak, sesa ata meshkujt të cilët nuk konsumojnë çajin. Kjo ndodh për faktin se te çaji gjenden përbërës të cilët jo vetëm rrisin aftësinë e qelizave për t’u relaksuar dhe për t’u ulur tensioni i gjakut, por shmang dhe redukton mpiksjen e gjakut.
5- Prekni partnerin/en
Dhjetë minuta kontakt i drejtpërdrejtë lëkurë me lëkurë më partnerin apo partneren tuaj, ndihmon për të mbajtur presionin e gjakut në nivele normale dhe pulsin normal, qoftë edhe gjatë situatave stresonte, kohës kur ju jeni i mërzitur, apo kur ndjeheni në ankth. Një prekje duarsh, një përqafim, një puthje, do ngrinte nivelin e hormoneve në gjak.
6- Konsumoni peshkun
Mishi i peshkut përmban omega-3, e cila forcon muskujt e zemrës, ul presionin e gjakut, parandalon mpiksjen e gjakut, duke shmangur vdekjen nga inflamacioni apo dëmtimi i enëve të gjakut apo muskujve të zemrës.
7- Martohuni
Meshkujt e martuar kanë më pak mundësi të vdesin nga sëmundjet e zemrës, në krahasim me beqarët. Shkencëtarët kanë treguar se gjatë vëzhgimit të një burri të martuar me nivel normal të presionit të gjakut, pas tre vjet martese të lumtur, ai kishte një zemër më të shëndetshme se më parë, po ashtu krahasuar edhe me një mashkull të pamartuar i gjendur në të njëjtat parametra të presionit të gjakut.
8- Konsumoni fibra
Nëse doni të jeni energjik gjatë gjithë ditës, filloni me “fibra” që në mëngjes. Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv në funksionimin e organeve. Ju mban në formë për një kohë të gjatë dhe gjithashtu nuk ndikon në shtim të peshës.
9- Kujdesuni për dhëmbët
Nëse doni të shmangni sëmundjet e zemrës filloni nga kujdesi për dhëmbët. Eksperti amerikan i dhëmbëve, Dr. Kenneth Bueltmann, thotë se femrat që bëjnë “floos” në dhëmbët e tyre më shumë se dy herë në ditë, kanë një buzëqeshje të bukur por “floosing” shkatërron bakteret e dhëmbëve të cilat shkaktojnë sëmundje kronike. Një infeksion i gojës, nënkupton bakterin i cili futet në gjak, kontribuon jashtëzakonisht në sëmundjet e zemrës, diabetin dhe në rrugët e frymëmarrjes. Një rrezik përbën edhe kur je shtatzënë.
10- Konsumoni acid folik
Nëse doni të mbroni trurin tuaj, konsumoni acid folik. Nëse nuk keni një nivel normal të acidit folik në dietën tuaj, jeni të rrezikuar nga shfaqja e Alzheimers, thekson shkencëtari amerikan Judi Adams. “Acidi folik gjithashtu redukton rrezikun e kancerit si dhe rregullon nivelin e homokisteinës, një aminoacid që lufton sëmundjet e zemrës dhe e forcon atë. Agrumet janë një ushqim po aq i dobishëm sa dhe buka apo brumërat.

Balanca e duhur kushti i të ndjerit mirë
Vlerat hormonale tek mashkulli duhet të balancohen në mënyrë që ai të gëzojë shëndet. Nëse nuk ka balancë, atëherë vjen pagjumësia, agresiviteti dhe djersitja. Stresi, alkooli dhe mbipesha ndikojnë negativisht duke ulur nivelin e testosteronit. Një jetë e pasur seksuale ndikon pozitivisht në pasqyrën e hormoneve. Fakt është që edhe 48 orë pas një akti të mirë seksual pasqyra e hormoneve është ngritur me 50 për qind. Ndryshe nga marrja në mënyrë artificiale e hormoneve, marrëdhënia seksuale nuk e sjell kurrë sasinë e hormoneve tek mashkulli në një shkallë të rrezikshme për shëndetin. Është e këshillueshme mungesa e dhjamit, sepse mungesa e tij frenon prodhimin e enzimës aromatase dhe kjo lë vend të lirë për testosteronin. Një pengues natyror i aromataseve është zinku i cili gjendet kryesisht në farat e kungullit,susamit, soja, thjerrat, gaforret, karkalecat.

Hormoni i rritjes, hormon kundër mplakjes
Vetëm para pak kohe mjekësia ka arritur të kuptojë cilësitë e veçanta të hormonit të rritjes. Hetimet treguan se marrja e përditshme e hormonit të rritjes, pas disa javëve sillte si pasojë një rinim trupor dhe psikik deri prej 20 vjetësh. Hormoni i rritjes që njihet si Somatotropinë, është kështu një ndër lëndët më të fuqishme kundër mplakjes që njerëzimi ka njohur deri më sot. Ai prodhohet në gjëndrën hipofizare në tru. Ky hormon dirigjon të gjitha lëndët themelore që kanë të bëjnë me rritjen. Në mëlçi ky hormon kthehet në të ashtuquajturit faktorë të rritjes, të cilët përforcojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë në forcimin e kockave. Përqendrimi i hormonit të rritjes HGH bie me moshën në mënyrë të njëjtë, si për femrat ashtu edhe për meshkujt.

Terapia e hormoneve të stimuluara
Metoda më gjeniale dhe e sigurt për të sjellë pasqyrën e hormoneve në një lartësi të shëndetshme është terapia e stimulimit të hormoneve. Me anë të saj stimulohen gjëndrat që të nxjerrin sa më tepër këtë hormon. Kështu e gjitha që duhet bërë nga jashtë është të sillen “katalizatorët” e duhur. Kështu trupi urdhërohet të mbushë mirë pasqyrën e Somatotropinës dhe të stimulojë procesin e rregullimit natyror të hormoneve. Ndër sekretagogat, katalizatorët, më të rëndësishëm janë aminoacidi Argininë, Glutaminë, Triftofani dhe Vitamina B3. Sot njihen rreth 30 hormone të ndryshme, të cilat ndahen sipas një kriteri të caktuar. Një mënyrë për të ndarë hormonet është ajo sipas lëndëve prej të cilave përbëhen hormonet.

Këshillat nga shkenca dhe mjekësia
Sot shkenca dhe mjekësia ka bërë të mundur që të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura, të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit. Një dietë vegjetariane ndihmon shumë jo vetëm për të pasur një trup të shëndetshëm, por edhe për të pasur një mendje të qetë dhe të kthjellët. Ndërsa ushqimi i mire është vital për shëndetin edhe agjërimi, dieta është po aq i rëndësishme. Trupi ynë ka nevojë për pushime periodike dhe kjo përfshin edhe organet tonë të tretjes. Agjërimi është mënyra e vetme për t’i lënë të pushojnë këto organe jetësore. Është e nevojshme të mësohet një teknikë sa më e përshtatshme për një dietë efikase dhe pa rreziqe, si edhe ‘sekrete’ të tjera për një shëndet të mirë.

echography album

echography heart 6
echography heart 5
echography heart 4
echography heart 3
echography heart 2
echography heart 1

Vetem per Antaret

Video

Powered by Data Solution LTD